spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:54
HomeRajoniShqipëriaNis numërimi i 50 mijë votave nga Greqia

Nis numërimi i 50 mijë votave nga Greqia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga ora 08:30 ka nisur numërimi i votave të diasporës, që kanë ardhur nga Greqia.

Janë rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga fqinji jugor, të cilat u hoqën mënjanë nga KQZ, pasi u kontestuan nga PD.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera. 246 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit u regjistruan në sistemin online të KQZ për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por nga këta, 194 mijë emigrantë shprehën verdiktin e tyre duke kthyer në KQZ zarfin me votën.

- Advertisement -

Rreth 20 mijë zarfe nuk mbërritën asnjëherë në destinacion ndërsa pjesa tjetër e përfaqësuesve të diasporës nuk denjuan të kthenin zarfin.

Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën padinë e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Administratës Shtetërore (KAS).

PD kishte kundërshtuar lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pranoi ankimimin e PD-së dhe urdhëroi pezullimin e numërimit për votat e Greqisë, të cilat u veçuan nga zarfet e tjera.

Ndërkohë, KAS rrëzoi urdhrin e Celibashit dhe vendosi që të pranohej numërimi i këtyre votave si pjesë e procesit zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.

Mbrëmjen e djeshme Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit.

Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat