spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:00
HomeEkonomiÇmimet në ngritje të pandalshme – Pse po ndodh kjo?

Çmimet në ngritje të pandalshme – Pse po ndodh kjo?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë të vitit 2025.

Madje, në prill të këtij viti ka produkte, si kafeja, që kushtojnë deri në 16 për qind më shtrenjtë sesa në prill të vitit 2024.

- Advertisement -

Rritja e çmimeve për shumë produkte bën që familjet në Kosovë, me të njëjtat paga, të mund të blejnë më pak gjëra tani. Për shembull, çmimi i mishit të viçit është rritur nga 7.78 euro, sa ishte në vitin 2020, në 11.03 euro në prill të këtij viti, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë rriti tarifat e energjisë elektrike, nisën paralajmërime se çmimet mund të rriten edhe më tej. Megjithatë, ndryshimet në çmimet e rrymës në të kaluarën nuk patën ndryshuar trendin e çmimeve.

- Advertisement -

Ekspertë të ndryshëm argumentojnë se çmimi i rrymës në të kaluarën s’ka pasur shumë efekt në çmime, për shkak se Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve të konsumuara nga qytetarët. Vitin e kaluar, Kosova importoi mish në vlerë prej 110 milionë eurosh.

Në fakt, sipas të dhënave të vitit 2023, energjia elektrike u kushton prodhuesve në Kosovë më pak se plehrat për përmirësimin e tokës dhe më pak se ushqimi për kafshë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat