spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
11:19
HomeKosovaPrishtinaOsmani: Pas gati 50 vitesh, po përmirësojmë kushtet në ngrohtoren e re

Osmani: Pas gati 50 vitesh, po përmirësojmë kushtet në ngrohtoren e re

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se po përfundohen punimet në objektin administrativ të Termokos, duke i dhënë fund qëndrimit në objektin e vjetër pas afër 50 vitesh.

Sipas Osmanit, ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e punës dhe do të ndikojë pozitivisht në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e Prishtinës.

- Advertisement -

Osmani thekson se menaxhmenti është i përkushtuar për të siguruar një ambient të ngrohtë dhe komod për punonjësit dhe konsumatorët, duke kontribuar në një shërbim më të mirë për të gjithë.

“Pas afër 50 vitesh në objektin e vjetër, përfundimisht po i japim ngrohtores kushtet që i meriton”, tha Fisnik Osmani.

- Advertisement -

“Jemi duke realizuar punët përfundimtare në objektin administrativ të Termokos. Ky projekt padyshim do të ndikojë në ofrimin cilësor të shërbimeve për qytetarët e Prishtinës. Menaxhmenti ynë është i përkushtuar të përmirësojë kushtet e punës duke ofruar ambient të ngrohtë për konsumatorët tanë,” përfundoi kryeshefi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat