spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
14:40
HomeKosovaOsmani-Merz: Takim për forcimin e bashkëpunimit

Osmani-Merz: Takim për forcimin e bashkëpunimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar sot rreth takimit të saj me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, gjatë punimeve të samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

E para e vendit tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme.

- Advertisement -

“Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat