spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
10:25
HomeBotaIzraeli dhe Hamasi rifillojnë bisedimet për armëpushim pas sulmeve masive izraelite në...

Izraeli dhe Hamasi rifillojnë bisedimet për armëpushim pas sulmeve masive izraelite në Gazë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Izraeli dhe Hamasi kanë rinisur bisedimet për armëpushim në Katar, edhe pse forcat izraelite intensifikuan fushatën e bombardimeve dhe u mobilizuan për një sulm të ri masiv tokësor.

Më parë, ushtria izraelite tha se kishte “kryer sulme të gjera dhe mobilizuar trupa” si pjesë e përgatitjeve për të zgjeruar operacionet në Gaza.

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Izrael Katz, tha se Hamasi kishte “refuzuar të diskutonte negociatat pa ndërprerjen e luftës”, por pas sulmeve ajrore dhe mobilizimit të forcave, përfaqësuesit e grupit militant “kanë rënë dakord të ulen në një dhomë dhe të diskutojnë seriozisht marrëveshjen”.

“Izraeli thekson se nëse bisedimet nuk përparojnë, operacioni [ushtarak] do të vazhdojë”, shtoi ai.

- Advertisement -

Një burim nga Hamasi i tha Sky News se bisedimet për armëpushim filluan në Doha të shtunën në mëngjes.

Zyrtari i Hamasit, Taher al-Nono, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të dyja palët ishin të përfshira në diskutime pa “parakushte”.

Ai shtoi se Hamasi ishte “i gatshëm të bënte të gjitha përpjekjet e nevojshme” për të ndihmuar ndërmjetësit që negociatat të kishin sukses.

Më shumë se 150 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi.

Kjo javë ka qenë një nga fazat më vdekjeprurëse të bombardimeve që nga prishja e armëpushimit në mars dhe shënoi një përshkallëzim të ndjeshëm në ofensivën e Izraelit.

Përgatitjet e ushtrisë izraelite për të zgjeruar operacionet në Gaza kanë përfshirë grumbullimin e tankeve dhe trupave përgjatë kufirit.

Është pjesë e “Operacionit Gideon Chariot”, për të cilin Izraeli thotë se synon mposhtjen e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të tij.

Ndërkohë, të shtunën, udhëheqësit në samitin vjetor të Ligës Arabe në Bagdad thanë se po përpiqeshin të arrinin një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Ata premtuan gjithashtu të kontribuonin në rindërtimin e territorit sapo të mbaronte lufta.

Takimi vjen dy muaj pasi Izraeli i dha fund armëpushimit të arritur me grupin militant Hamas.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat