Qendrat e votimit janë hapur për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë – me pak diferencë midis kandidatit të qendrës Nicusor Dan dhe populistit George Simion.
Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 9 të mbrëmjes.
Zgjedhjet e fundit presidenciale të Rumanisë u anuluan gjashtë muaj më parë pasi gjykata më e lartë e vendit vendosi që kandidati kryesor, nacionalisti Calin Georgescu, duhet të skualifikohet për shkak të akuzave për ndërhyrje zgjedhore nga Rusia.
Simion, 38 vjeç, i tha Sky News se mbështet Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Ai gjithashtu kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian.
Themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë Aleanca për Unitetin e Rumunëve (AUR) doli në vendin e parë në rundin e parë të zgjedhjeve në fillim të këtij muaji, duke marrë 40.96% të votave – pothuajse 20 pikë përpara Dan në vendin e dytë.
Dan – aktualisht kryebashkiak i Bukureshtit – po kandidon si i pavarur në zgjedhjet presidenciale.
Ai është zotuar të luftojë korrupsionin, është i vendosur pro BE-së dhe NATO-s dhe ka thënë se mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është jetike për sigurinë e saj.