spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:09
HomeKosovaPrishtinaMiliona euro për "Pastrimin", Rama akuzon menaxhmentin për abuzime dhe keqmenaxhim fondesh

Miliona euro për “Pastrimin”, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime dhe keqmenaxhim fondesh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish ndaj menaxhmentit të ndërmarrjes publike “Pastrimi”, duke e akuzuar për dështim sistematik në përmbushjen e misionit të saj, si dhe për keqpërdorim të fondeve publike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka bërë të ditur se Komuna ka investuar mbi 12 milionë euro në këtë ndërmarrje për të hyra dhe subvencione, përfshirë 1.4 milionë euro për blerjen e kamionëve të rinj dhe 3,800 kontejnerë të rinj, të financuar plotësisht nga Komuna e Prishtinës.

- Advertisement -

“Përkundër kësaj mbështetjeje të konsiderueshme, menaxhmenti ka dështuar në mënyrë sistematike në përmbushjen e misionit të vet dhe ka prodhuar skandale të njëpasnjëshme për keqpërdorimin e parasë publike,” ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës, ka investuar në ndërmarrjen “Pastrimi” mbi:

📢12 milionë euro për të hyra dhe subvencione,

📢1.4 milionë euro për blerjen e kamionëve të rinj,

📢3,800 kontejnerë të rinj, të financuar plotësisht nga Komuna.

Përkundër kësaj mbështetjeje të konsiderueshme, menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje ka dështuar në mënyrë sistematike në përmbushjen e misionit të vet dhe, për më tepër, ka prodhuar skandale të njëpasnjëshme për keqpërdorimin e parasë publike.

📢Këto janë disa nga pyetjet legjitime për të cilat qytetarët kanë të drejtë të marrin përgjigje nga Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje:

‼️Cila është paga juaj si Kryeshef dhe sa paguhen anëtarët e tjerë të menaxhmentit?

‼️Sa bonuse dhe shtesa keni ndarë për veten dhe rrethin tuaj, në kohë kur ndërmarrja deklaron humbje financiare?

‼️Pse janë kërkuar miliona euro për “konsulenca”?

‼️Pse janë të punësuar 900 punëtorë për 30 kamionë ? Çfarë justifikimi profesional ka ky raport absurd?

‼️Nga janari deri në maj, keni deklaruar publikisht humbje – ndërkohë, sa punëtorë të rinj janë punësuar në këtë periudhë dhe me çfarë kriteresh?

‼️ Cili është borxhi i Komunës ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”? Pse nuk po e publikoni?

Absurditeti, papërgjegjësia, dezinformimi dhe keqpërdorimi menaxherial i ndërrmarjes “Pastrimi” ka kaluar çdo kufi!

Koha për përgjegjësi ka ardhur!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat