spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:24
HomeKulturëShowBizFOTO/ Miqësia e Taylor Swift dhe Blake Lively përfundon

FOTO/ Miqësia e Taylor Swift dhe Blake Lively përfundon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtarja tërhiqet nga aktorja pas akuzave për shantazh dhe përfshirjes në një betejë ligjore me Justin Baldoni.

Miqësia disavjeçare mes Taylor Swift dhe Blake Lively është zyrtarisht në fundin e saj. Një burim për Daily Mail ka bërë të ditur se këngëtarja 35-vjeçare “ka mbyllur gjithçka” me aktoren 37-vjeçare, ndërsa edhe shoqja e tyre e përbashkët Gigi Hadid, 30 vjeç, po distancohet nga Blake.

Lajmi vjen pasi u raportua se Lively kishte kërcënuar të publikonte mesazhe private të turpshme nga Swift, përveç nëse këngëtarja e mbështeste publikisht në betejën e saj ligjore me aktorin Justin Baldoni.

- Advertisement -

“Ka mbaruar gjithçka mes tyre. Kjo miqësi nuk do të rikthehet,” tha burimi. “Blake shfrytëzoi kumbarën e fëmijëve të saj dhe manipuloi publikun që të besonte se po mbronte interesat e saj.”

Swift është kumbara e tre vajzave të Lively me aktorin Ryan Reynolds: James (10), Inez (8) dhe Betty (5). Sipas burimit, “Taylor është shumë besnike me miket e saj, por kur i thyhet besimi, nuk ka kthim pas.”

- Advertisement -

Javën e kaluar, Swift u thirr zyrtarisht si dëshmitare në çështjen ligjore, edhe pse ka bërë përpjekje për të qëndruar larg saj. Avokatët e Baldoni e akuzuan Lively se përpiqej të ndikonte Swift për të bërë një deklaratë publike në favor të saj dhe i kërkonte asaj të fshinte mesazhet e tyre.

Në dokumentet ligjore thuhet se nëse Swift refuzonte, Lively do të publikonte mesazhe personale. Avokatët e këngëtares e përshkruan këtë si një “kërcënim shantazhues.”

Mungesa e Lively në festën e ditëlindjes së Hadid muajin e kaluar, ishte tregues i përçarjes. Një burim konfirmoi se Hadid nuk është më mike me të dhe se ajo qëndron besnike ndaj Taylor.

Në një mesazh të zbuluar nga padia, Lively i kishte referuar Swift si një “dragua”, ndërsa përpiqej të frikësonte Baldonin. Madje, thuhet se ajo nuk kishte lexuar librin mbi të cilin bazohej filmi “It Ends With Us” deri pas fillimit të xhirimeve dhe kishte detyruar Baldonin të rrinte në bodrum gjatë premierës.

Swift nuk është parë me Lively prej muajsh. Partneri i saj Travis Kelce madje ka ndjekur shembullin duke hequr nga ndjekësit në Instagram Reynolds, bashkëshortin e Lively.

Swift ka qenë thellësisht e tronditur nga përfshirja e saj në këtë çështje ligjore dhe sipas burimeve ndjehet e “tradhtuar dhe e shfrytëzuar”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat