spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
14:59
HomeRajoniShqipëriaKryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë...

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një njoftim të bërë publik përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një lajm të rëndësishëm dhe të shumëpritur për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.

Kjo marrëveshje e cila ka kaluar një proces të gjatë ligjor dhe burokratik, do të mundësojë që shqiptarët të përfitojnë pensione në përputhje me kontributet e tyre të paguara në Itali dhe anasjelltas, për qytetarët italianë që kanë punuar në Shqipëri.

- Advertisement -

Rreth 500 mijë shqiptarë dhe mijëra italianë pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të drejtave sociale për komunitetin shqiptar në emigracion.

Kryeministri Rama vlerësoi kontributin e homologes së tij italiane në këtë proces dhe e cilësoi këtë zhvillim si një tregues të nivelit të ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

- Advertisement -

Marrëveshja pritet të sjellë lehtësira konkrete për qytetarët, të cilët do të mund të përfitojnë pensionet e tyre në mënyrë të drejtë dhe të sigurt, në përputhje me vitet e kontributit në secilin vend.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat