Kthesë e papritur për të ardhmen e Igli Tares.
Shqiptari ka dalë nga lista e dëshirave të Milanit për rolin e drejtorit sportiv.
Të paktën kështu shkruan ‘Gazzetta dello Sport’, që i referohet faktit që kuqezinjtë e kanë zhvendosur vëmendjen te një tjetër emër.
Bëhet fjalë për Lee Congerton, i cili tashmë gjendet në ‘pole-position’ për të marrë këtë rol tepër vendimtar.
51-vjeçari e njeh mjaft mirë kampionatin italian pasi për dy vite ishte kreu i Zhvillimit ndërkombëtar i Zonës sportive te Atalanta.
Uellsiani mburret me ‘zbulimin’ e Cahanollu dhe Lukman.
Kështu, ai duket të jetë i zgjedhuri për detyrën delikate të rikthimit të kuqezinjve pas një sezoni që sipas drejtorit ekzekutiv, Giorgio Furlani , ishte një dështim.
Congerton filloi si trajner i të rinjve te Wrexham, Liverpool dhe Chelsea, ku u bë shef i skautëve.
Më pas ai u transferua në Gjermani, te Hamburgu ku zbuloi talentin e Calhanoglu nga Karlsruhe në divizionin e tretë gjerman. Pas kthimit në Britaninë e Madhe ai mbërrin në Bergamo.
Ai solli Ademola Lookman te Atalanta, përpara se të transferohej te Al-Ahli në Arabinë Saudite në shkurt të vitit 2024.
Milan synon që të firmos me 51-vjeçarin në muajt e verës, me Congerton që do ndërtojë skuadrën e së ardhmes.



