spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
18:01
HomeKosovaSpahiu: Kosova ka qenë një "bebe" e SHBA-së, tani ka nisur të...

Spahiu: Kosova ka qenë një “bebe” e SHBA-së, tani ka nisur të ecë vetë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka folur për raportet e vendit me Amerikën ndër vite.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kosova ka qenë një “bebe” e ShBA-së, dhe se tani ka filluar të ecë.

- Advertisement -

“Pas krijimit të shtetit të Kosovës që u ndihmua me aq zemërgjerësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha aspektet si ushtarak, ekonomike, politike dhe juridike për shkak të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për shkak të disa raporteve shumë të ngushta midis dy vendeve”, ka thënë Spahiu.

“Në një farë forme kemi qenë ‘baby’ i Amerikës siç e quanin në një kohë dhe kishim mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë. Tani kemi filluar të ecim, por duke marrë thu në ecjen tonë”, ka thënë Spahiu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat