spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeSiguriaUshtriaBashkëpunimi me SHBA-në po rritet – Maqedonci flet për sigurinë dhe teknologjinë...

Bashkëpunimi me SHBA-në po rritet – Maqedonci flet për sigurinë dhe teknologjinë ushtarake

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në dorëheqje i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur sot për dimensionin e sigurisë në Kosovë.

I pyetur  për një marrëveshje ndërveprueshmërie dhe siguri në komunikim e cila u nënshkrua në 13 maj nga Jon Philips dhe Bashkim Jashari, Maqedonci tregon se cila është vlera politike e një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe SHBA-së.

- Advertisement -

“Është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik. Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit”, tha Maqedonci.

Sipas tij, informacionet e marrëveshjes janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushtarake ka SHBA-të.

- Advertisement -

“Ne jemi vendi i 33-të që SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, në veçanti të teknologjisë dhe të dhënave sensitive, si dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me pajisjet ushtarake”, theksoi Maqedonci”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat