spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:28
HomeRajoniShqipëriaSot hapet një “kapitull” i ri i Shqipërisë në BE, Rama: Ambicia...

Sot hapet një “kapitull” i ri i Shqipërisë në BE, Rama: Ambicia jonë, ta bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së brenda vitit 2030

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shqipëria do të mbajë në Luksemburg konferencën ndërqeveritare me BE-së ku pritet të marrë dritën jeshile për kapitullin kryesor që ka të bëjë me zbatimin e shtetit të së drejtës, administratën publike, prokurimin publik dhe çështje që kanë të bëjnë në themel të shtetit të së drejtës.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin e parë, i cili fokusohet në disa tema kyçe, sikurse: funksionimi i institucioneve demokratike; reforma e administratës publike; gjyqësori dhe të drejtat themelore; drejtësia, liria dhe siguria; kriteret ekonomike; prokurimi publik; statistikat; dhe kontrolli financiar

- Advertisement -

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Kryeministri Edi Rama theksoi ambicien e qeverisë së tij që ta bëjë Shqipërinë pjesë të BE brenda vitit 2030.

- Advertisement -

Nga Luksemburgu, Rama bëri të ditur se qeveria po punon me ritme të shpejta dhe ide të qarta që ky synim i vendosur të arrihet sa më shpejtë dhe në 2030 Shqipëria të ulet si një vend i barabartë në tryezën e shteteve anëtare të BE.

Lidhur me nxitjen e BE për procesin e zgjerimit, Rama tha se një meritë i shkon edhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili “zgjoi nga gjumi” edhe më skeptikun lidhur me integrimin e rajonit. Për kryeministrin Rama nuk ka një BE të fortë pa Ballkanin Perëndimor.

“Është mënyra më e mirë për të nisur ditën pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi shumë entuziastë dhe të inkurajuar që më së fundi nisim me pjesën më të vështirë të punës që nënkupton çeljen e grupkapitujve të themeloreve të 5 kapitujve më shumë plus 3 kriteret që na bëjnë të ecim më parapara. Do të përmbyllim brenda afatit tonë ambicien e të gjithë procesit të negociatave dhe do e bëjmë Shqipërinë të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve të BE. Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj BE-së që prej ditës së parë, që kur i ikëm diktaturës duke qene “Koreja e Veriut” e Evropë dhe pavarësisht si është situata këtu apo në nivele të ndryshme të vëmendjes apo skepticizmit të zgjerimit ne nuk kemi hequr kurrë dorë pasi për ne BE dhe është i vetmi vend që duam të jemi dhe t’u lemë brezave të ardhshme sigurinë që i lëmë në të vetmet hapësirë kur sundimi i ligjit, demokracia dhe të drejtat garantohen. Ky moment është i veçantë edhe falë Putinit, i cili për shkak të luftë mizore zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe i bëri të shohin realitetin e se Ballkani është i nevojshëm për një BE më të fortë po aq sa BE është i nevojshëm për Ballkanin. Të dyja palët janë në një gjatësi vale dhe do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpjet që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësie te mos mbyllet për ne në BE”, tha Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat