spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
13:33
HomeKosovaLirohet Tefik Mustafa, ishte i ndaluar në Serbi që nga qershori i...

Lirohet Tefik Mustafa, ishte i ndaluar në Serbi që nga qershori i vitit 2023

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tefik Mustafa është liruar nga burgjet serbe ku po mbahej që nga 1 qershori i vitit 2024.

Ai nesër pritet të kthehet në Kosovë, meqë fillimisht pasi është shtetas italian, është dërguar në Itali.

- Advertisement -

Lajmin për Reporteri e ka konfirmuar djali i tij, Fati.

“Babin e kanë liruara të premten. Tash gjendet në Itali.”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Sipas tij, gjendja shëndetësore e Tefikut është e mirë.

Ai po ashtu ka thënë se në Itali është duke i kryer disa kontrolle shëndetësore.

Tefik Mustafa, ishte arrestuar në Serbi më datën 1 ershor 2024.

Ai akuzohej për rrëmbimin dhe vrasjen e tre policëve serbë më 19 qershor 1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ai akuzohet për “krime lufte kundër popullatës civile”, si bashkëkryes, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve që e lidhin atë me zhdukjen e tre zyrtarëve policorë serbë pranë Llabjanit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat