spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
13:11
HomeKosovaPrishtinaAutoritetet nisin hetime për mungesën e trajtimit të mbeturinave në Prishtinë

Autoritetet nisin hetime për mungesën e trajtimit të mbeturinave në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata dhe prova në lidhje me “mungesën e trajtimit të mbeturinave dhe situatën e krijuar në Komunën e Prishtinës si rezultat i mosgrumbullimit të tyre”, njoftoi organi i akuzës.

“Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore në Prishtinë, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë, që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,  bazuar nga neni 338 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se “mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin me prioritet të çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik”.

Tash e disa ditë Prishtina po përballet me mbeturina të shumta përreth kontejnerëve nga mosgrumbullimi i tyre.

- Advertisement -

Kompania “Pastrimi” ka thënë se e ka bojkotuar punën për shkak se komuna i ka borxh 2.7 milionë euro. Ndërsa Komuna e ka akuzuar menaxhmentin për situatën e krijuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat