spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:02
HomeEx-BRSSInvazioniTrump jep detaje nga biseda me Putinin, ndërron vendin e negociatave

Trump jep detaje nga biseda me Putinin, ndërron vendin e negociatave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë detaje pas bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai tha se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, një FUNDI të Luftës”.

- Advertisement -

“Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, siç mund të ndodhë vetëm sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilat askush tjetër nuk do të ishte në dijeni”, shkroi Trump në Truth Social, duke shtuar se “toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera”.

“Rusia dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur të mbarojë kjo ‘gjakderdhje’ katastrofike, dhe unë pajtohem. Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë për të krijuar sasi të mëdha vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR”, vazhdoi Trump.

- Advertisement -

Ai tha gjithashtu se Ukraina “mund të jetë një përfituese e madhe në Tregti”.

Trump tha se menjëherë i informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin finlandez Alexander Stubb me detajet e bisedws.

I pari i SHBA-ve madje ka propozuar një vend tjetër se ku duhet të mbahen negociatat.

“Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste negociatat. Le të fillojë procesi!”, shtoi Trump.

Telefonata e së hënës me Putinin shënon herën e tretë që të dy udhëheqësit kanë folur në telefon që kur Trump u inaugurua në janar dhe vjen në një kohë kur presidenti amerikan është bërë gjithnjë e më i frustruar me refuzimin e presidentit rus për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat