spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
00:06
HomeShëndetiRrahman Jasharaj shtrihet në spitalin e Pejës, SBAShK jep detaje

Rrahman Jasharaj shtrihet në spitalin e Pejës, SBAShK jep detaje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në spitalin e Pejës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, ka njoftuar se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit  në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është dërguar në spital.

- Advertisement -

“Po, po, e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë, është në spitalin e Pejës. Por ka shenja të përmirësimit. Prej dje është i shtrirë në spital, por në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë”, ka thënë Ymeri.

I njëjti, ka treguar se Jashari për shkak të marramendjes është rrëzuar duke pësuar kështu tronditje, por që fatmirësisht ka pasur lëndime serioze.

- Advertisement -

Ymeri ka thënë se ende nuk dihet se kur kryetari i SBASHK-ut Jasharaj do të lirohet nga spitali.

“Nuk dihet për shkak se, ju kanë marr pak mendtë, është rrëzu dhe e ka pas një tronditje, por fatmirësisht nuk ka diçka lëndime serioze, ose gjakderdhje të brendshme nuk ka. Me shëndet ka qenë pak ma gjatë, ka një muaj e gjysë, dy gati, që ka qenë pak me tension me sheqer”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat