spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
16:50
HomeBotaKërcënimet e mengjesit nisin të marrin udhë, Britania i jep goditjen e...

Kërcënimet e mengjesit nisin të marrin udhë, Britania i jep goditjen e parë Izraelit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Britania e Madhe pezullon bisedimet tregtare me Izraelin dhe thërret ambasadorin izraelit për atë që e quan ofensivë “të patolerueshme” në Gaza.

Kryeministri Keir Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar është “e tmerruar nga përshkallëzimi nga Izraeli”, ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lammy thotë se lufta po hyn në një “fazë të re të errët”.

- Advertisement -

Ky veprim vjen pas kërcënimeve nga Britania, Franca dhe Kanadaja që nëse Izraeli nuk lejon ndihmat, do të përballet me sanksione.

“Ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuar, Tzipi Hotovely, është thirrur në Ministrinë e Jashtme për t’u njoftuar nga ministri i Lindjes së Mesme i Mbretërisë së Bashkuar se bllokimi i ndihmës për Gazën nga Izraeli ka qenë “i pambrojtshëm”. Ai thotë se konflikti po “hyn në një fazë të re të errët”, duke shtuar se është “e neveritshme” që më pak se 10 kamionë me ndihma hynë në Gaza dje. Qeveria e Netanyahut po “dëmton imazhin e Shtetit të Izraelit në sytë e botës”, ka deklaruar sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

- Advertisement -

Zhvillime ka pasur edhe në SHBA ku gjatë raportimit në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit në Uashington, protestuesit kundër luftës në Gaza, kanë ndërprere raportimin e diplomatit më të lartë të Trump, Marco Rubio.

Një burrë dhe dy gra u tërhoqën jashtë pasi bërtitën “ndaloni gjenocidin” brenda pak minutash pasi Rubio filloi. E dyta u përpoq të ngjitej në korridor drejt vendit ku ishte ulur Rubio, përpara se të tërhiqej dhe të nxirrej nga dhoma nga dy punonjës të sigurisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat