spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
13:12
HomeKosovaPrishtinaPunëtorët e kompanisë “Pastrimi” në grevë para Komunës së Prishtinës

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” në grevë para Komunës së Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” nisnë grevën e para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat dhe sipas kësaj ndërmarrjeje është e detyruar ta ndërpresë shërbimin, për shkak të mospagesës së borxhit prej 2.7 milionë eurosh nga Komuna.

- Advertisement -

Faruk Deçani, një grevist, tha se kërkesa tona janë rrogat dhe kushtet më të mira.

“Menaxhimi me qenë i mirë, të kemi naftë. Sot jemi thes i shterrur. Jemi lodhur. Jemi në shërbim. Pikë së pari: pastërtia është shëndeti dhe kur nuk ka pastërti nuk ka as shëndet”, tha ai.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Komuna ka mohuar borxhin ndaj ndërmarrjes Pastërtia dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh.

Ndërkohë, kryeqyteti është mbushur bërllok dhe është alarmuar për rreziqe shëndetësore, ndërsa Prokuroria është aktivizuar për të grumbulluar informata për situatën.

Më parë, në njoftimin e Shoqatës Sindikale të “Pastrimit” për grevën thuhej se qëllimi i saj është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja, “si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat