Donald Trump ka bërë të njëjtat skena me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, njëjtë sikur e bëri me presidentin ukrainas Zelensky.
Pasi shfaqi atë që u prezantua si një dokumentar video mbi gjuhën e urrejtjes dhe gjenocidin e drejtuar kundër fermerëve të bardhë të Afrikës së Jugut, Trump akuzoi qeverinë e Ramaphosës për konfiskim të tokës dhe mbyllje të syve ndaj vrasjeve.
Megjithatë, ndryshe nga Zelensky, Ramaphosa nuk e humbi qetësinë.
Ai tha se do t’i adresonte shqetësimet amerikane.
Ai denoncoi thirrjet “vritini Boerët” të atyre që ai i quajti parti të pakicave jashtë qeverisë.
Madje solli Ministrin e Bujqësisë John Steenhuisen – i cili është i bardhë – për të diskutuar se si krimi është një problem i sigurisë publike që kërcënon si afrikanojugorët e bardhë ashtu edhe ata me ngjyrë.
Ai përmendi emrin e ikonës kundër aparteidit, Nelson Mandela, duke thënë se Afrika e Jugut mbetej e përkushtuar ndaj pajtimit racor.
Ai fajësoi kriminalitetin për vrasjen e fermerëve të bardhë dhe sugjeroi që teknologjia amerikane mund të ndihmojë në luftimin e tij.
Kur një gazetar pyeti se çfarë do të ndodhte nëse fermerët e bardhë do të largoheshin nga Afrika e Jugut, Ramaphosa ia devijoi pyetjen ministrit të tij të bardhë të bujqësisë – John Steenhuisen, i cili tha se shumica e fermerëve donin të qëndronin.
Por Trump vazhdoi të qëllonte me breshëri ndaj Ramaphosës, i cili deri më tani është shmangur të hyjë në një përleshje me të – diçka që i ndodhi udhëheqësit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kur u takua me Trumpin.



