spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:32
HomeKosovaKuvendiKriza në Kuvend, mbi 60 OJQ kërkojnë zgjidhje të menjëhershme

Kriza në Kuvend, mbi 60 OJQ kërkojnë zgjidhje të menjëhershme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një grup i organizatave të shoqërisë civile, ka reaguar rreth bllokimit të konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.

Këto organizata thonë se kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit.

- Advertisement -

“Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik”.

“Në anën tjetër, Kuvendi jofunksional po e pamundëson miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe vendimeve strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe qytetareve, duke rrezikuar stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në përfaqësim demokratik. Bllokada aktuale është duke vonuar e rrezikuar pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në kohën kur masat e vendosura nga BE dhe pezullimi pothuajse i tërësishëm i fondeve amerikane kanë reduktuar ndjeshëm mbështetjen financiare për Kosovën”.

- Advertisement -

Në reagim thuhet se zhvillimet gjeopolitike aktuale kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike.

“Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm.  Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare”.

Ato i bëjnë thirrje udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë që u është besuar dhe të veprojnë menjëherë për tejkalimin e krizës politike.

“Përmes dialogut dhe me fokus te zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarëve, të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe përqendrim në interesin e përbashkët është e papranueshme dhe cenon thellë besimin publik në përfaqësimin demokratik.

Mosveprimi nuk është opsion. Çdo vonesë e mëtejme kërkon llogaridhënie publike.Shoqëria civile mbetet e gatshme të ofrojë kontributin e saj për tejkalimin e kësaj krize dhe rikthimin e funksionalitetit demokratik në vend”, theksohet në reagim.

Organizatat të cilat kanë reaguar:

Organizatat mbështetëse (renditja sipas alfabetit):

Advocacy Training & Resource Center (ATRC)

Asociacioni i Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës (AMPEK)

Balkan Green Foundation (BGF)

CEL Kosova

Center for Eduction and Community Development-Friends

CIPOF Childproof

Community Building Mitrovica (CBM)

Community Development Fund (CDF)

Democracy Plus (D+)

Demokraci për zhvillim (D4D)

Dylberizim

Ekovizioni

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)

Hyjneshat

Iniciativa për Progres (INPO)

Iniciativa Qytetare Skenderaj

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti Sekhmet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

Kosovo Advocacy & Development Centre

K-Ë4Ë

Leadership Development Association Europe

Lëvizja FOL

New Social Initiative (NSI)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë

OJQ “ACCESS”

OJQ “Vision02”

OJQ EC Ma Ndryshe

OJQ Fortesa

OJQ Mundësia

OJQ Politeia

OJQ Zana

OJQ Pishtarët

Organizata Bubble

Organizata ÇOHU!

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA

Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm – QKZHQ

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC

Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)

Qendra për Barazi dhe Drejtësi

Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA)

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

QIKA

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Rrjeti Qeliza

SHL – Kosova

Syri i Vizionit

The Foundation House (ish-IPKO Foundation)

YMCA Movement

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat