spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
21:30
HomeKosovaDështimi i 20-të në Kuvend – Zejnaj: Papërgjegjësi kolektive e spektrit politik

Dështimi i 20-të në Kuvend – Zejnaj: Papërgjegjësi kolektive e spektrit politik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas dështimit të njëzetë me radhë për konstituimin e Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të politikës e kanë vlerësuar këtë situatë si një tregues të qartë të papërgjegjshmërisë së partive politike.

Sipas tyre, mungesa e gatishmërisë për dialog dhe kompromis tregon se forcat politike nuk po reflektojnë mbi situatën dhe nuk po ndërmarrin hapa konkretë drejt zgjidhjes së ngërçit institucional, duke i zhgënjyer qytetarët që u kanë dhënë mandatin.

- Advertisement -

Për të njëzetën herë, deputetët e legjislaturës së nëntë, dështuan në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas politologëve, dalja nga kjo bllokadë nuk duket afër, pasi nuk ka shenja nga partitë politike për ndryshim të qëndrimeve.

- Advertisement -

Dështimi për të 20-tën herë është dështim i spektrit politik, është dështim nga papërgjegjësia që të njëjtit kanë përballë qytetarëve, të cilët u kanë dhënë besimin, përgjegjësia ndahet sipas peshës politike që e kanë marrë nga zgjedhjet, duke nisur nga partia e parë dhe duke e shpërndarë edhe tek të tjerat, partitë e opozitës së deridjeshme, të cilat nuk pandehin që të ulen dhe të bashkëbisedojnë edhe të gjejnë një kompromis, kush më shumë e kush më pak, për të dalë nga ky ngërç”, tha për transmetuesin publik Argjend Zejnaj, politikolog.

Të shqetësuar për vazhdimin e ngërçit politik janë shprehur edhe nga shoqëria civile.

Një grup i organizatave joqeveritare kanë reaguar, duke thënë se kriza institucionale që ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit.

Kuvendi jofunksional po e pamundëson miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe vendimeve strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe qytetareve, duke rrezikuar stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në përfaqësim demokratik. Bllokada aktuale është duke vonuar e rrezikuar pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në kohën kur masat e vendosura nga BE dhe pezullimi pothuajse i tërësishëm i fondeve amerikane kanë reduktuar ndjeshëm mbështetjen financiare për Kosovën“, thuhet në reagim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të kthehen në sallë sërish të dielën (25 maj), për të provuar edhe njëherë konstituimin e Kuvendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat