spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
21:28
HomeKosovaNga Zvicra në SHBA: Osmani vazhdon turneun diplomatik

Nga Zvicra në SHBA: Osmani vazhdon turneun diplomatik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me ftesë të Kongresit Amerikan, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton në SHBA.

Presidenca ka njoftuar se ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin perëndimor.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë edhe Presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-ve.

Sipas njoftimit, në agjendë të Presidentes Osmani janë një sërë aktivitetesh, përfshirë fjalime në darkën kryesore si dhe në panele, e po ashtu takime me delegacionet pjesëmarrëse.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat