spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
21:29
HomeKosovaNga Kosova drejt Haxhit: 15-vjeçari më i ri në mesin e hanxhinjve

Nga Kosova drejt Haxhit: 15-vjeçari më i ri në mesin e hanxhinjve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një grup i besimtarëve myslimanë nga Kosova është nisur drejt Mekës e Medinës për të kryer haxhin.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta të myslimanëve.

- Advertisement -

“297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme.  Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare po ashtu nga Prishtina”.

Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se “gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë”.

- Advertisement -

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat