spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
19:58
HomeKosova24 Maji – Dita e Presidentit të Kosovës

24 Maji – Dita e Presidentit të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

24 Maji njihet si Dita e Presidentit të Kosovës, një datë e cila është vendosur për ta nderuar institucionin e Presidentit të Republikës dhe rolin e tij në shtetformim.

Pikërisht në këtë ditë, presidentja Vjosa Osmani, e cila vazhdon ta ushtrojë këtë post që nga prilli i 2021-s, ka kujtuar vendosjen e 24 majit si Dita e Presidentit.

- Advertisement -

Përmes një videoje, Osmani ka thënë se kjo ditë është vendosur si e tillë nga presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë, duke shtuar se sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë.

24 maji lidhet me zgjedhjen e presidentit të parë, qysh në pranverën e vitin 1992, kur Ibrahim Rugova, në zgjedhjet e atëhershme që ishin organizuar u zgjodh president.

- Advertisement -

Rugova në krye të Presidencës u zgjodh edhe pas përfundimit të luftës në vitin 2002 e që në këtë post qëndroi deri në vitin 2006 kur edhe humbi betejën me kancerin.

I dyti i cili e pasoi Rugovën ishte Fatmir Sejdiu.

Më 10 shkurt, 2006, pas rrethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh Presidenti Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Fatmir Sejdiu rizgjidhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar. Ai kështu u bë presidenti i parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator 2010. 391445

Detyrën e presidentit e mori edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Megjithatë qëndrimi në krye të shtetit, Pacollit i zgjati vetëm një muaj. Kjo pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e quajti antikushtetuese zgjedhjen e tij në postin e presidentit.

Sidoqoftë, zëvendësdrejtoresha e deriatëhershme e policisë do të ishte e para që do të qëndronte me mandat të plotë në detyrën e presidentes. Atifete Jahjaga në këtë pozitë ishte nga viti 2011 deri më 2016, duke u bërë gruaja e parë në krye të shtetit të Kosovës.

Po në këtë vit, në krye të shtetit të Kosovës, u vendos njëri nga themeluesit e UÇK-së, kryetari i deriatëhershëm i PDK-së e kryeministri i disa mandateve, Hashim Thaçi.

Thaçi u zgjodh president i Kosovës në vitin 2016 dhe shërbeu në këtë detyrë deri më 5 nëntor 2020, kur u konfirmuan aktakuzat ndaj tij nga Gjykata Speciale me pretendime për krime lufte.

Nga 4 prilli i 2021-s në krye të Republikës qëndron presidentja Vjosa Osmani, e cila ka mandat deri në prill të vitit të ardhshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat