spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
15:02
HomeKosovaHaradinaj: Aleanca me NATO-n dhe SHBA-në u ndërtua mbi luftën e UÇK-së

Haradinaj: Aleanca me NATO-n dhe SHBA-në u ndërtua mbi luftën e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në Gllogjan në ceremoninë përkujtimore në nderim të heronjve të Kosovës, Arben dhe Luan Qerimaj, në përvjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast, Haradinaj kujtoi me nderimet më të larta edhe bashkëluftëtarët që ranë po në këtë ditë: Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

- Advertisement -

“Të gjithë këta trima që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë shpirtin e tyre luftarak, besnikërinë ndaj shokëve dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë armikut”, theksoi Haradinaj në fjalën e tij, njofton AAK.

Ai rikujtoi se rruga deri te liria ishte e gjatë dhe e vështirë, e mundur vetëm falë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ishte kjo luftë që solli lirinë, që hapi rrugën për ndërtimin e shtetit tonë dhe që krijoi aleancën tonë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – një aleancë që duhet ta ruajmë e ta forcojmë me krenari”, u shpreh Haradinaj.

- Advertisement -

Ai ritheksoi angazhimin për një Kosovë të sigurt dhe të integruar në strukturat euroatlantike. “Misionin tonë për sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, udhëhequr nga Amerika”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat