spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
11:47
HomeKosovaBerisha kritikon mbështetësit e verbër të Kurtit

Berisha kritikon mbështetësit e verbër të Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se problemi i moskonstituimit të Kuvendit nuk është betejë ndërmjet së mirës dhe së keqes.

Por, ai thotë se është betejë për rehabilitimin e së keqes kudo që ajo gjendet.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kushdo që në pavetëdije është shndërruar në krrab të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Problemi i moskonstituimit të Kuvendit nuk është betejë ndërmjet së mirës dhe së keqes. Është betejë për rehabilitimin e së keqes kudo që ajo gjendet, apo për rehatimin e saj në vetvete, në pushtet dhe në çdo pore të jetës në Kosovë.

E mira është shkelur, është manipuluar, është thyer dhe ende mbetet e paidentifikuar. Ajo nuk është e vetëdijshme se duhet të rilindë dhe të strukturohet.

Kësaj here, e keqja nuk do të na shfaqet si Serbia me armë në dorë, por si një anestezion i gjatë dhe i kontrolluar.

Kushdo që në pavetëdije është shndërruar në krrab të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten “selfdistruction” që të shpëtoj e ardhmja!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat