spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
11:46
HomeKosovaZgjerimi i rrugës kryesore Prishtinë-Mitrovicë po shkakton trafik të rënduar

Zgjerimi i rrugës kryesore Prishtinë-Mitrovicë po shkakton trafik të rënduar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qytetarët ankohen për kolona kilometrike në hyrje të Vushtrrisë, derisa punimet në zgjerimin e rrugës magjistrale po vazhdojnë me ritme të ngadalta.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë sqarime për punët që po bëhen dhe kur do të kryhen, ndërsa kompania kontraktuese përmend afat dyvjeçar për përfundimin e tyre.

- Advertisement -

Sinjalizimet për punime në rrugë tani janë vendosur në hyrje të Vushtrrisë.

Pak më tutje, mjetet e rënda kryejnë punimet për zgjerimin e magjistrales. Teksa punimet po vazhdojnë, qytetarët ankohen për pritje të gjata në kolona.

- Advertisement -

Ibrahim Maxhuni, qytetar tha për RTK se “zakonisht unë udhëtoj çdo ditë se jam afër këtu. Kolona ka fillu të zvogëlohet, mirëpo prapë bëhet kolonë nja-dy tri kilometa deri këtu”.

“Me rregullimin e kësaj rruge mendoj se do të shpëtojmë shumë Vushtrria dhe Mitrovica”, shtoi ai

“Po bëhet kolonë, mos vet çfarë kolone është ka bëhet. Kolonë e madhe, përditë”, thotë qytetari Rexhep Maloku.

Ministria e Infrastrukturës në shkurt të vitit të kaluar kishte nënshkruar kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që lidh Prishtinën me Mitrovicën, por e njëjta ende nuk është finalizuar.

Lidhur me këtë çështje, RTK ka disa javë që ka adresuar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje?

Nga kompania “Eskavator” që po zhvillon punimet, kanë thënë përmes telefonit për RTK-në se kontrata njëvjeçare ka përfshirë vetëm një pjesë të magjistrales prej 5.5 kilometrash, ndërsa për përfundimin e plotë të punimeve, kompania ka afat dy vjet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat