Ngarkesa në punë e bënë mjaft të nevojshme që pushimet t’i bëni në vende ku ka më shumë qetësi.
Por, ka destinacione që janë po aq të bukura dhe domethënëse, që ua plotësojnë nevojën për një pushim me plot qetësi, por që nuk gjenden në hartat turistike.
Sot, për pushime cilësore, është e nevojshme të zgjidhni destinacione që janë të lira nga turmat dhe turizmi masiv.
Shumë vende anembanë botës ende ruajnë frymën e kohërave të kaluara dhe ofrojnë një alternativë paqësore.
Destinacione të tilla ofrojnë pushime dukshëm më të përballueshme dhe më të qeta.
Mund të mos shihni monumente ikonike apo muze të famshëm, por të gjithë ofrojnë pushime cilësore.
Zgjidhni Gironan në vend të Barcelonës
Barcelona është qyteti më i vizituar në Spanjë, kështu që autoritetet u detyruan të marrin masa të caktuara për të zvogëluar ndikimin e dëmshëm të turizmit tek banorët.
Në vend që të përballeni me turmat, vizitoni Gironën, e cila është më pak se një orë larg me tren nga Barcelona në rajonin e Katalonjës.
Edhe pse nuk ndodhet në bregdet, qyteti mesjetar i Gironës është rreth një orë larg nga shumë qytete në Costa Brava. Gjithçka atje është rreth 25 përqind më lirë se në Barcelonë.
Bodrum, zëvendësues ideal i Saint Tropez
Nëse jeni duke kërkuar det, rërë dhe bukuri, merrni në konsideratë të shkoni në bregdetin ngjyrë bruz të Turqisë në vend të Cote d’Azur të Francës.
Bregu i gadishullit të Bodrumit është plot me vendpushime që kanë pamje direkt nga deti.
Këtu mund të pushoni në një hotel, të shijoni ushqim të shijshëm vendas dhe të gjitha ekskursionet dhe çmimet janë shumë më të përballueshme sesa në Francë.
Treviso më i vlefshëm se Venediku
Treviso ka lumenj tërheqës me pallate historike dhe arkitekturë prej druri.
Qyteti është më pak se gjysmë ore larg Venedikut me tren ose makinë, dhe aeroporti ndodhet pikërisht pranë tij.
Në vend që të luftoni me nxitimin dhe rrëmujën e qytetit të Venedikut, kaloni kohën tuaj të lirë në ndërtesat elegante të Trevizos.