Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ministrinë e Bujqësisë.
Ai ka thënë se paratë e vjedhura “nga ata që e shohin veten mbi shtet” do të kthehen cent më cent.
“Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni. Edhe atë të pushtetarëve. Sidomos atë të pushtetarëve. Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre – atë që u bërtet me fakte mu para syve – atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë”, ka shkruar ai Abdixhiku në Facebook.



