spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
06:33
HomeKosovaPika kufitare Glloboqicë-Jazhincë me regjim të ri kontrolli – vetëm një ndalesë

Pika kufitare Glloboqicë-Jazhincë me regjim të ri kontrolli – vetëm një ndalesë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga sot, në orën 14:00, do të fillojë zbatimi i parimit të kontrollit hyrje-hyrje në pikëkalimin e përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Glloboqicë-Jazhincë.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, kjo është njëra nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitar, e paraparë sipas protokollit të implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, të nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

- Advertisement -

Regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit ku kontrollet do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit, kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat