spot_img
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
11:31
HomeKulturëVeshjet arbëreshe: Një art tradicional i trashëguar ndër breza

Veshjet arbëreshe: Një art tradicional i trashëguar ndër breza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Katundi arbëresh Shën Sofia gjendet në krahinën e Kalabrisë. Në italisht njihet si Santa Sofia d’Epiro. Ai ka mbi 2500 banorë dhe gjendet në provincën e Kozencës në rajonin e Kalabrisë. Është një vend plot shije, stil e bukuri.

Banorët e tij në masë ruajnë traditat nga etërit shqiptarë, siç janë gjuha e vjetër, ritet bizantine, zakonet dhe traditat tipike.

- Advertisement -

Në këtë ngulim gjendet edhe “Muzeu i Kostumit në Shën Sofia”, i cili është ngritur në Palazzo Bugliari, një ndërtim i mesit të shekullit XIX, raporton atsh.

Veshja në kulturën arbëreshe është një nga manifestimet më artistike. Dihet se çdo qendër arbëreshe ka stilin e vet në bërjen e rrobave tradicionale, të punuara tërësisht me dorë.

- Advertisement -

Duke parë të gjitha së bashku, matrica e zakonshme njihet qartë, por në të njëjtën kohë identifikohen veçantitë e secilës veshje.

Megjithëse popullsia ishte e varfër, ata që mbërritën në Kalabri nga Shqipëria nuk hoqën dorë nga bukuria dhe madhështia e rrobave të tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat