spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
18:50
HomeSiguriaPoliciaGjendet pa jetë një person në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Gjendet pa jetë një person në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë fontanës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në orën 06:00 u informuan për këtë, ndërsa shtoi se vdekja e personit është konstatuar nga një ekip i mjekëve emergjentë.

- Advertisement -

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti tha se “Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat