spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:14
HomeEkonomiPërfaqësuesi i bizneseve i përgjigjet Kurtit për “barrikadat”

Përfaqësuesi i bizneseve i përgjigjet Kurtit për “barrikadat”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini,  tha se protesta e bizneseve kundër liberalizimit të tregut energjetik nuk është e krahasueshme me barrikadat në veri të Kosovës.

Deklarata e Shahinit u nxit nga paralajmërimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për heqjen e “çdo barrikade” të vendosur në rrugë.

- Advertisement -

Në një deklaratë në televizionin Kanal10, Shahini tha se kjo protestë e bizneseve nuk ka të bëjë me veriun e vendit.

“Kjo nuk ka të bëjë me veriun asgjë. Sepse ata kanë kërkuar çështje politike me dhunë, e ne po kërkojmë çështje të politikave që kanë të bëjnë me avancimin e bizneseve tona”, tha Shahini.

- Advertisement -

Shahini tha se nuk do të ketë bllokim të përgjithshëm të rrugëve në hyrje të Prishtinës. Tha se një shirit rrugor do të jetë i hapur edhe përgjatë protestës që ka nisur sot në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00.

“Por efekti i protestave është duke u arritur, sepse janë me qindra, mijëra kamion të vendosur në katër anët e rrugëve të Prishtinës”, tha ai.

Shahini tha se “janë dikur rreth 1 mijë e 300 biznese këtu sot”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat