Ka dështuar për herë të 23-të përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Edhe seanca e sotme sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.
Nga 111 deputetë prezent, 55 pro votuan, kundër 1 dhe nuk pati abstenim.
Dehari bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 31 maj në orën 10:30.



