spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:01
HomeShëndetiSukses i madh në QKUK: Tetë ndërhyrje të avancuara në zemër, me...

Sukses i madh në QKUK: Tetë ndërhyrje të avancuara në zemër, me përkrahje ndërkombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ditë e rëndësishme për shëndetësinë kosovare është shënuar në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë realizuar me sukses tetë procedura invazive për mbylljen perkutane të defekteve në zemër.

Ekipi vendor i mjekëve, i përbërë nga Dr. Daut Gorani, Prof. Dr. Aurora Bakalli, Dr. Luan Keka, Dr. Naim Kuqi dhe Dr. Arbër Osaj, në bashkëpunim me ekipin e anestezisë dhe infermierët e specializuar të Klinikës, realizoi dy ndërhyrje për mbylljen e defekteve të septumit atrial (ASD) dhe gjashtë për mbylljen e foramen ovale të hapur (PFO – Patent Foramen Ovale).

- Advertisement -

Procedurat u zhvilluan nën mbikëqyrjen e ngushtë profesionale të Prof. Eustachio Onorato, një prej kardiologëve interventë më të njohur ndërkombëtarisht nga Italia, i cili ka luajtur një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve profesionale të ekipit vendor dhe në shkëmbimin e përvojave të avancuara.

Klinika e Kardiologjisë në QKUK vazhdon të mbetet një qendër e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve kardiologjike dhe zhvillimit të stafit përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare.

- Advertisement -

Në kuadër të kësaj vizite, Prof. Onorato mbajti edhe një ligjëratë profesionale në ambientet e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë me temën: “PFO/ASD anatomies that make a simple procedure a challenging one”.

Ligjërata, e organizuar nga Klinika e Kardiologjisë si pjesë e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional, u ndoq me interes të madh nga një audiencë e gjerë profesionistësh shëndetësorë. Gjatë prezantimit, Prof. Onorato ndau njohuri të thelluara mbi sfidat anatomike dhe teknike që paraqesin këto defekte strukturore të zemrës, duke theksuar rëndësinë e qasjes multidisiplinare, sidomos në rastet e ndërlikuara me histori të infarkteve cerebrale kriptogjene.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart përmbajtjen klinike dhe praktike të ligjëratës, e cila shërbeu si një shtysë e fortë për avancimin e mëtejshëm të praktikave mjekësore në Kosovë.

Klinika e Kardiologjisë e QKUK-së falënderon Prof. Onorato për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe riafirmon përkushtimin për të çuar përpara cilësinë dhe kapacitetet e shërbimeve kardiovaskulare në vend, nëpërmjet bashkëpunimeve të tilla të frytshme ndërkombëtare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat