Avokatët Sean ‘Diddy’ Combs i kërkuan të martën një gjykatësi në Nju Jork që t’i detyrojë prokurorët të bëjnë të njohur emrat e individëve që e akuzojnë atë në çështjen e ngritur ndaj tij për trafikim seksual.
Përmes një letre drejtuar gjykatësit federal, avokatët shkruan klienti i tyre duhet të njihet me identitetet e viktimave të supozuara në mënyrë që të përgatitet siç duhet për gjykim.
Data e fillimit të procesit gjyqësor ndaj reperit është caktuar më 5 maj, derisa i njëjti ka mohuar akuzat.
Kërkesa për të bërë të ditur emrat e individëve që e akuzojnë atë vjen një ditë pas ngritjes së gjashtë padive të reja kundër Combs në mënyrë anonime me qëllim mbrojtjen e identitetit të viktimave të supozuara, me dy prej tyre femra dhe katër të tjerë meshkuj.
Paditësit pretendojnë se Diddy përdori famën e tij dhe premtimet për t’i rritur perspektivat e tyre në industrinë e muzikës dhe për t’i bindur viktimat të merrnin pjesë në darka luksoze, ku përdorej gjerësisht droga dhe më pas i sulmonte.
Individët në padinë e së hënës janë pjesë e asaj që avokatët e tyre thonë se është një grup prej më shumë se 100 kallëzuesish që janë në proces të ngritjes së padive kundër manjatit të muzikës.