spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
17:45
HomeKosovaEliza Hoxha thotë se Albin Kurti duhet të bëjë një diagnozë të...

Eliza Hoxha thotë se Albin Kurti duhet të bëjë një diagnozë të vërtetë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, duke kritikuar mënyrën se si po synohet të bëhet liberalizimi i tregut energjetik, tha se kryetari i Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti, “do analizë e diagnozë të vërtetë”.

“Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë. Kurti si majtist tani flet për liberalizim tregu në energji e ne të tjerë duhet të bijmë sërish në grackën e tij e të flasim se sa keq po bënë. Ta bëjmë të qartë se askush nuk është kundër liberalizimit t tregut. Por ama nuk mund të quhet e as të bëhet liberalizimi kështu si e proklamon  deputeti aka Kryeministri ilegal në detyrë z.Kurti bashkë me ZRRE-në. Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para”.

- Advertisement -

Ajo tha se për këtë duhet të bëhet duhet një afat tranzitor.

“E dyta le të supozojmë se do kishte më shumë kompani, e kam thënë edhe më herët dhe po e ripërsëris që duhet një afat tranzitor për të lënë hapësirë e mundësi për bizneset që të përgatiten për të operuar në rrethana të reja”.

- Advertisement -

Hoxha tha se ky vendim arbitrar e dëmton sektorin që është taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit dhe e deformon edhe idenë e tregut të lirë.

“Reforma, liberalizimi i tregut dhe zhvillimi nuk do të arrihen asnjëherë me mendje që në emër të tyre instrumentalizojnë dhe dëmtojnë qytetarët. Kjo është mendësi e krijimit të varësive të reja në emër të ekonomisë së lirë dhe rëndesë e jashtëzakonshme”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat