spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
09:20
HomeKosovaDrejtësiaGjykata dënon me 24 vite burg Jon Hotin për vrasjen e Albison...

Gjykata dënon me 24 vite burg Jon Hotin për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Jon Hotin dhe e ka dënuar me 24 vite burgim për vrasjen e dyfishtë të Albison dhe Rexhep Shlivovës.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, trupi gjykues e gjeti Hotin fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë, duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese të rastit. Sipas Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur në rrethana të rënduara, ndërsa viktimat ishin qëlluar për vdekje nga Hoti pas një konflikti të mëhershëm.

- Advertisement -

Përveç dënimit për vrasje, Gjykata ka shqiptuar edhe një vit burgim për veprën penale të mbajtjes në pronësi të armës pa leje, dënim ky që do të përfshihet në bashkimin e përgjithshëm të dënimeve.

Në seancën e 27 majit për vrasjen e Albison dhe Rexhep Slivovës, i dyshuari Jon Hoti e kishte pranuar fajësinë.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, J.H për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Aty thuhet se i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezentë në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disaminutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat