spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
08:19
HomeKosovaDrejtësiaAktakuzë ndaj një avokateje dhe një përmbaruesi privat, dyshohen se përfituan 25...

Aktakuzë ndaj një avokateje dhe një përmbaruesi privat, dyshohen se përfituan 25 mijë euro kundërligjshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrehur aktakuzë ndaj një avokateje për ushtrim të ndikimit, dhe një përmbaruesi privat për keqpërdorim të pozitës.

Prokuroria ka njoftuar se pas një pune të gjatë hetimore ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë i kryerjes së këtyre veprave nga dy të pandehurit.

- Advertisement -

Avokatja Sh.Sh. dhe përmbaruesi privat I.I. kanë realizuar përfitim të kundërligjshëm pasuror, si dhe të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 25,000 euro, njoftoi Prokuroria.

Në aktakuzë thuhet se I.I. duke keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për veten dhe tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke mos i përmbushur detyrat e tij zyrtare, me të cilat veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat