spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
08:14
HomeKosovaDrejtësiaDhTIK dorëzon padi kundër ZRRE-së për shkak të shkeljeve në procesin e...

DhTIK dorëzon padi kundër ZRRE-së për shkak të shkeljeve në procesin e liberalizimit të tregut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka dorëzuar padinë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

DhTIK ka njoftuar se ky hap është ndërmarr për të shkeljeve të rënda ligjore dhe procedurale në vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

- Advertisement -

“Ne besojmë fuqishëm se ky vendim i ZRRE-së është i nxituar, arbitrar dhe i papërgatitur mirë, me pasoja të drejtpërdrejta për qëndrueshmërinë financiare të bizneseve që do të preken nga ky vendim. Vendimi është marrë pa konsultime paraprake me palët e interesit, pa një analizë të thelluar të tregut, dhe kjo pos që rrezikon qëndrueshmërinë e bizneseve, rrezikon edhe vendet e punës. Për më tepër, përkundër deklarimeve publike se tregu është liberalizuar dhe se janë të hapura mundësi të shumta për furnizim, aktualisht është vetëm një kompani – KESCO – e cila po dërgon oferta për furnizim të bizneseve. Kjo bie ndesh me vetë thelbin e liberalizimit dhe e shndërron këtë proces në një monopol të fshehur, duke rritur rrezikun për abuzim me çmime dhe cilësi të shërbimit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë për pezullimin e këtij vendimi dhe të urdhërojnë ZRRE-në që të rikthehet në një proces të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat