spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
17:37
HomeKosovaHaradinaj: Nuk është thjesht keqpërdorim, por një problem serioz

Haradinaj: Nuk është thjesht keqpërdorim, por një problem serioz

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përmendur proceset të cilat po mbesin peng, në mungesë të institucioneve, specifikisht pas dështimit të 24-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është vetëm keqpërdorim i një situate kjo, por janë të rrezikuar shumë vende të punës në prodhim, që i bjen do të dëmtohen konsumatorët, paratë do të eksportohen, pasojat do të jenë shumë më të mëdha në vend. Kjo është një temë, por duke mos pasur parlamentin e konstituar, duke mos votuar ligje, duke mos ecur procesi, do të jetë shumë problem”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ende po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me propozimin e një personi unifikues.

“Nuk kam koment, edhe në një prononcim në media (e kam thënë) e shkuar e harruar. Gati se nuk ekziston emri i tij as për diskutime, as për tema të tilla. Kemi përmend tre emra, zotin Konjufca dhe dy zonja, nëse ndonjëri është kandidat e votojmë”, ka thënë Ramushaj, në pyetjen e gazetarëve nëse kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është person unifikues për kryekuvendarin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat