spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:45
HomeKosovaKurti: Populli ynë sakrifikoi për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot

Kurti: Populli ynë sakrifikoi për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, tha se sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Më 1 qershor 1998, në kuadër të ofensivës së gjerë ushtarake në zonën e Dukagjinit, forcat serbe ndërmorën një operacion të dhunshëm që përfshiu rrethimin, bombardimin dhe shkatërrimin e fshatrave Pobërgjë, Hulaj, Batushë dhe fshatrave përreth”, ka shkruar mes tjerash Kurti në “Facebook”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Më 1 qershor 1998, në kuadër të ofensivës së gjerë ushtarake në zonën e Dukagjinit, forcat serbe ndërmorën një operacion të dhunshëm që përfshiu rrethimin, bombardimin dhe shkatërrimin e fshatrave Pobërgjë, Hulaj, Batushë dhe fshatrave përreth.

- Advertisement -

Siç dëshmojnë raportet e Human Rights Watch dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ky sulm përfshiu përdorimin e armëve të rënda ndaj zonave civile, dëbimin masiv të popullsisë shqiptare, vrasje dhe zhdukje të civilëve të pafajshëm dhe shkatërrim sistematik të pronës private.

Në përvjetorin e 27-të të sulmit në fshatrat e komunës së Deçanit, përkujtojmë 19 martirët e vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë viktimat e këtij krimi, si dhe të gjitha viktimat e tjera të agresionit e gjenocidit shtetëror serb gjatë luftës në Kosovë.

Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit

Lavdi!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat