spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
20:51
HomeKosovaRivanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu...

Rivanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Opinionisti Shenoll Muharremi i ktheu Artane Rizvanollit një komunikatë të Ministrisë së Ekonomisë ku shtrenjtimin e energjisë elektrike – për të tretën herë me radhë gjatë qeverisjes së Vetëvendosje – e arsyetonin me çmim të lartë në burse nga ku importohej. Hiç më larg se dje, Artane Rizvanolli, iu referua rrymës së blerë në bursë shqiptare me nëntekste: qe sa lirë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kur dojshin me na rritë çmimin e rrymës, na thojshin “€151 kushton MW mesatarja në bursa për me ble energjinë.” Kjo është komunikata e Ministrisë së Ekonomisë para disa javësh.

E so, kur po ju konvenon, po e nxjerrin një çmim krejt tjetër, në një ditë me kërkesën më të ulët të vitit, dhe përdorin një çmim joreal, spekulativ të çastit.

- Advertisement -

Kështu nuk shkon.

Ekonomia, bizneset, prodhuesit janë tonat. Duhet me qenë përkrahës ndaj tyre, jo spekulativ. Bizneset tona, që gjenerojnë gjysmën e ekonomisë, janë përjashtu nga tregu i rregulluar pa përgatitjet e duhura dhe kjo është e papranueshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat