spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:41
HomeSportAgim Ademi viziton djemtë e përfaqësueses, u jep motiv për ndeshjet e...

Agim Ademi viziton djemtë e përfaqësueses, u jep motiv për ndeshjet e qershorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar të hënën lojtarët e përfaqësueses së Kosovës. Ademi i ka motivuar ata para dy miqësoreve të qershorit.

Dardanët do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve.

- Advertisement -

“Sot vizitova ekipin kombëtar të Kosovës gjatë seancës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe bashkuese, ku secili lojtar i grumbulluar po përgatitet me pasion për dy ndeshjet miqësore që po afrohen. Isha i lumtur të takoja edhe futbollistët Ron Raçi, Florian Haxha e Bledion Krasniqi, të cilat për herë të parë janë pjesë e Dardanëve, duke sjellë shpresë dhe energji të re në familjen tonë të madhe. Uroj me gjithë zemër që ekipi të ecën me sukses në këtë rrugëtim dhe të na bëjnë krenarë në çdo sfidë. Forca Kosova”, shkruan Ademi në Facebook.

Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator.

- Advertisement -

Kujtojmë që Dardanët janë pjesë e Grupit B dhe do të zhvillojë ndeshje në sistemin vajtje-ardhje kundër Suedisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat