spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
07:51
HomeBotaIzraeli vret palestinezë që kërkonin ndihma, organizata franceze e cilëson krim kundër...

Izraeli vret palestinezë që kërkonin ndihma, organizata franceze e cilëson krim kundër njerëzimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të paktën 51 palestinezë janë vrarë dhe 503 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Një pjesë e këtyre vrasjeve sipas organizatave ndërkombëtare humanitare, kanë thënë se shumë prej viktimave u vranë derisa ishin afër pikave të shpërndarjes të ngritura nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të.

- Advertisement -

Organizata “Mjekët pa Kufij” ka dënuar vrasjen e dhjetëra palestinezëve, derisa tha se vrasjet janë rezultat i drejtpërdrejtë i një sistemi ndihme “çnjerëzore, të rrezikshme dhe jashtëzakonisht joefektive” të mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli.

MSF tha se ekipet e saj në Spitalin Nasser morën njerëz që pësuan plagë serioze si pasojë e të shtënave izraelite.

- Advertisement -

“MSF-ja përforcon idenë se, së bashku me urdhrat e zhvendosjes dhe fushatat e bombardimeve që vrasin civilë, armatosja e ndihmës në këtë mënyrë mund të përbëjë krime kundër njerëzimit”.

Rreth 80 përqind e Gazës tani klasifikohet si e pushtuar nga ushtria izraelite ose zona ku janë lëshuar urdhra zhvendosjeje, ndërsa 2.3 milionë banorët e enklavës vazhdojnë të grumbullohen në një zonë të vogël në jug, tregon një analizë e re.

Gazeta Financial Times e Mbretërisë së Bashkuar raportoi se vendi ka qenë në “tokë të shkretëtirës pa ujë të rrjedhshëm, energji elektrike apo edhe spitale” dhe përfaqëson një “spastrim etnik” të qartë.

“Financial Times analizoi qindra nga këto urdhra evakuimi, përfshirë rreth 30 të lëshuara që kur Izraeli prishi një armëpushim me Hamasin në mars”.

“Të marra së bashku, ato ilustrojnë se si Izraeli – i cili ka autorizuar ushtrinë e tij të pushtojë të gjithë enklavën – ka ndryshuar formën e Gazës, duke lënë gjithnjë e më pak tokë për palestinezët”.

Imazhet satelitore tregojnë ushtrinë izraelite duke pastruar zonat dhe duke i vendosur ato në poste ushtarake, duke treguar një pushtim ushtarak afatgjatë të Gazës, thuhet në raport.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat