spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:20
HomeSiguriaKonfirmohet vdekja e viktimës që ra nga kati i pestë i banesës

Konfirmohet vdekja e viktimës që ra nga kati i pestë i banesës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ka rënë nga ndërtesa.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete në këtë lagje të kryeqytetit.

- Advertisement -

“Sipas informatave fillestare, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat