spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
08:17
HomeKosovaDrejtësiaMesazhet e Murselit me Kokallën dhe Plavën, provë se eliminimi i Liridonës...

Mesazhet e Murselit me Kokallën dhe Plavën, provë se eliminimi i Liridonës ishte planifikuar për 29 nëntor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria ka paraqitur sot prova të reja tronditëse në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, duke theksuar se komunikimet ndërmjet të akuzuarve janë dëshmi e qartë se vrasja e Liridona Ademajt ishte planifikuar të ndodhte më 29 nëntor 2023.

Sipas prokurores së rastit, Javorka Perlinçeviq, mesazhet e ndërsjella, ekspertizat e telefonave dhe video-incizimet e asaj dite dëshmojnë për përgatitjet e hollësishme që i paraprinë krimit.

- Advertisement -

“Shumë është e rëndësishme të dëshmojë edhe Jeton Bunjaku, nga i cili Granit Plava ka huazuar veturën ‘Seat’, po ashtu edhe Valon Lokaj, dëshmi e rëndësishme, i cili në ditën kritike kur ka ndodhur rasti, të parin e ka thirrur Naim Murselin dhe i cili të akuzuarit ia ka siguruar qëndrimin. Më vonë aty është bashkuar edhe Kushtrim Kokalla”, ka deklaruar Perlinçeviq.

Prokuroria ka përshkruar me detaje itinerarin e të akuzuarve, duke përfshirë pamje të kamerave të sigurisë, vendndodhjet e telefonave dhe komunikimet direkte mes tyre.

- Advertisement -

“Në mungesë të akuzuarit Naim Murseli dhe të vrarës Liridona Ademaj, për të cilën Plava ka deklaruar se nuk i ka marrë, shihet biseda në mes të akuzuarit Kokalla dhe Plava. Në një pjesë shihen mesazhet që i ka pranuar Naim Murseli, të cilat e vërtetojnë që kjo vrasje është dashur të ndodhë po atë ditë”, ka shtuar prokurorja.

Procesi gjyqësor po vazhdon nën masa të larta sigurie, ndërsa dëshmitë e paraqitura sot pritet të kenë peshë të madhe në ecurinë e këtij rasti që ka tronditur opinionin publik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat