spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
19:49
HomeKosovaAAK vendos në tavolinë të ngushtë: Bekë Berisha – kandidat për Prishtinën...

AAK vendos në tavolinë të ngushtë: Bekë Berisha – kandidat për Prishtinën dhe bartës liste! Bimi mbetet jashtë garës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, do të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson mediumi storm.

Përveç kandidaturës për kryetar, Berisha do të jetë edhe bartës i listës së AAK-së për Asamblenë Komunale.

- Advertisement -

Berisha, njëri nga figurat më të zëshme të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, pritet të sfidojë drejtuesit aktualë të kryeqytetit.

Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet publik së shpejti. Ai në vitin 2021 ishte kandidat për kryetar të Istogut.

- Advertisement -

Kujtojmë që jashtë këtij “privilegji” do të mbesë kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj. I njëjti ka qenë bartës liste në zgjedhjet e vitit 2021.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit nga AAK-ja kandidat ishte Daut Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat