spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:01
HomeKosovaKuvendiNgërçi vazhdon: Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ngërçi vazhdon: Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët pritet të mblidhen përsëri sot nga ora 11:00 për vazhdimin e 27 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ndërprerë dje, duke dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Kryesuesi Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, përkatësisht PDK-në, LDK-në, Listën serbe dhe AAK-Nisma-n, që ta bëjnë këtë.

Sërish nuk pati propozime.

- Advertisement -

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës votuan 53 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Kurse, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, duke folur në RTK për dështimin e konstituimit të Kuvendit, ka deklaruar se problemi nuk qëndron te kandidatura e Albulena Haxhiut, por te mungesa e votimit për krijimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë.

Ajo ka theksuar se votimi i fshehtë është një mekanizëm i përdorur edhe në vende të tjera demokratike, për të tejkaluar situatat kur nuk ka konsensus për votimin e hapur.

Sipas saj, partia fituese ka ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për të dalë nga situata e krijuar, por ka hasur në një bllokadë të vazhdueshme nga opozita, e cila po refuzon të votojë komisionin për votimin e fshehtë.

Bogujevci, ndër të tjera, foli edhe për marrëveshjen politike që i është ofruar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo deklaroi se votuesit e LDK-së e mbështesin më shumë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje sesa me partitë e tjera.

Bogujevci theksoi se ekzistojnë zëra brenda partive opozitare që janë të interesuar të votojnë dhe të ecin përpara, por sipas saj, votimi i fshehtë do ta mundësonte këtë dhe do ta zgjidhte situatën aktuale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat